Kjo fushatë u krijua si pjesë e iniciativës së Fuqizimit të Shoqërisë Civile në Ballkanit Perëndimor për Reformën në Administratën Publike (WeBER2.0).

Kjo iniciativë, e paraparë nga dhjetori 2019 deri  në dhjetor 2022, zbatohet nga Qendra për Politikat Evropiane, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti Think for Europe (TEN) dhe me mbështetjen e Qendrës së Politikave Evropiane me bazë në Bruksel (EPC) . Nisma i kushtohet forcimit të demokracisë pjesëmarrëse përmes përfshirjes më të madhe të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave dhe zbatimin e reformave të administratës publike në Ballkanin Perëndimor.

Projekti po zbatohet me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe bazohet në WeBER-in e parë, i cili u zbatua nga dhjetori 2015 deri në dhjetor 2018. Qëllimi i projektit është të forcojë pozicionin e organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave publike në nivel kombëtar dhe rajonal dhe të përmirësojë rolin e tyre mbikëqyrës dhe këshillues. Duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile për të marrë pjesë në një dialog konstruktiv kushtuar reformave, projekti WeBER 2.0 do të kontribuojë në rajon në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian. Mbulimi cilësor mediatik i reformës së administratës publike bazuar në argumente dhe prova luan një rol po aq të rëndësishëm në këtë proces. Prandaj, grupet më të rëndësishme të synuara të projektit janë: organizatat e shoqërisë civile, organet përgjegjëse për reformën e administratës publike, qytetarët dhe mediat. Rezultatet e pritura të projektit janë forcimi i organizatave të shoqërisë civile në procesin e zhvillimit dhe zbatimit të politikave në lidhje me reformën e administratës publike, e cila do të forcojë pozicionin e shoqërisë civile  në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mësoni më shumë rreth projektit duke klikuar këtu!

Kontakti për Kosovë:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Rruga Rexhep Luci, 16/1, 10000, Prishtinë
+38338234456

Lirika Agusholli (lirika.agusholli@legalpoliticalstudies.org)
Ema Pula (ema.pula@legalpoliticalstudies.org)
Agon Ziberi (agon.ziberi@legalpoliticalstudies.org)