Procesi i konsultimeve publike parasheh pjesëmarrjen e publikut të interesuar në nismat legjislative. të bëra nga institucionet publike përmes plaftormës së konsultimeve publike. Në këtë platformë, ju mund të përfshiheni në nisma të tilla të bëra nga cdo pushtet qeveritar si dhe lokal, bazuar në Rregulloren për Standarde Minimale për Konsultime Publike.

Organet publike zhvillojnë konsultimet publike duke informuar të interesuarit në lidhje me nismat për politikëbërje dhe legjislacione. Gjithashtu informimi është i detyruar të bëhet në të gjitha gjuhët zyrtare.

Gjatë konsultimeve të gjitha informatat e nevojshme duhet të jenë në formë te kuptueshme që të qartësohet përmbajtja dhe ndikimi i pritur I projektpopozimit. Projektpropozimet janë të publikuara në ëeb faqet zyrtare të organit nismëtar.

Platforma dhe procesi i konsultimeve publike ju mundësojnë qytetarëve të komentojnë që ne fazat fillestare të procesit. Dokumentet të cilat i nënshtrohen procesit të konsultimeve publike dhe në të cilat mund të jeni pjesmarrës janë:

  • Projekt Plani vjetor i dokumenteve strategjike
  • Projekt programi legjislativ i Qeverisë
  • Projekt plani I akteve nënligjore
  • Projekt lista e koncepteve
  • Projekt concept dokumentet
  • Projekt aktet normative
  • Projekt Strategjitë
  • Dokumentet tjera të shoqëruara me memorandum shpjeguese

Ju mund të regjistroheni në platformën për konsultime publike duke ofruar disa informacione të thjeshta si: emri, mbiemri, email dhe nje fjalëkalim për ju. Me këtë regjistrim ju mund të jepni komentet e juaja me shkrim, do të njoftoheni për cdo përditësim, p.sh nëse hapet ndonjë konsultim I ri apo a janë pranuar komentet e juaja në email adresën tuaj. Ju mund të kërkoni dhe vet në seksionin “kërko konsulta”, dokumentet të cilat janë në interesin tuaj. Ju mund të filtroni mundësitë e paraqitura sipas institucionit, emrit të konsultimit si dhe datës. Konsultimet publike me shkrim duhet të zgjasin jo më pak se 15 ditë, nga dita e publikimit të dokumentit në platformë. Ju duhet të kushtoni vëmendje të veçantë nëse konsultimi i kërkuar nga ju është I hapur. E njëjta gjë vlen dhe për takimet konsultative. Në takimet konsultative, ka drejtë të marrë pjesë cdo qytetar i interesuar.

Institucionet janë të detyruara që në fund të cdo konsultimi publik për dokumentin e caktuar, të publikojnë raportin e konsultimeve i cili duhet të përmbajë të dhënat nga procesi i konsultimit, e çka është më e rëndësishmja: raporti duhet të përmbajë të gjitha komentet e pranuara dhe adresimin e tyre.

Pos tjerash, në platformë ju mund të gjeni tek “Dokumentet”, programi legjislativ për vitin aktual si dhe planin e dokumente strategjike dhe koncept dokumenteve. Në këtë mënyrë ju mund të informoheni paraprakisht për një dokument të caktuar, i cili planifikohet të miratohet apo plotësohet/ndryshohet nga Qeveria.