Si qytetarë të Kosovës ju keni të drejtë të keni ujë të pijshëm pa shije, pa ngjyrë dhe pa erë, mirëpo dhe qasje në ujëra të ndotura, të drejta këto të garantuara sipas ligjit dhe rregulloreve. Si konsumator ju keni të drejta, mirëpo edhe obligime në pagesën e shërbimeve të ujit dhe qasjes në ujëra të ndotura. Për më shumë rreth të drejtave tuaja si konsumator shih Kartën e Konsumatorit.

Pagesat e të gjitha tarifave të shërbimit mund t’i gjeni në këtë link për të gjitha rajonet

Kompanitë rajonale të cilat ofrojnë shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe qasje në ujëra të ndotura:

  • R.U Prishtina sh.a

Pagesa e faturës së ujit mund të realizohet në të gjitha sportelet e KRU Prishtina. Pagesat e faturës mund të bëhen edhe përmes të gjitha bankave të licencuara në Kosovë, në institucionet financiare Jo-Bankare si dhe agresionet për transferim parash, si: Posta e Kosovës, Unioni Financiar i Prishtinës, Capital, Moneta dhe Vllesa. Pagesa mund të bëhet nëpërmjet shërbimit të Debitimit Direkt që momentalisht ofrohet nga banka TEB, NLB dhe BKT.

Gjatë pagesës Online është e rëndësishme që numri i referencës (i shënuar poshtë faturës) të jetë i përshkruar saktë, në të kundërtën pagesa mund të refuzohet ose të reflektojë te ndonjë klient tjetër.

Për udhëzime lidhur me ankesën dhe pakënaqësi eventuale për K.R.U Prishtina, mund të shkarkoni formularin e gatshëm, i cili duhet plotësuar të dhënat që kërkohen në formularin e ankesës.

  • R.U – Hidrogjeni Jugor

Rrjeti furnizues që i kryen shërbimet përfshinë 4 njësi: Njësinë Prizren, Suharekë, Dragash, Malishevë dhe Malishevë.

Ju mund të paguani shërbimet e ujësjellësit në secilën prej arkave dhe bankave të paraqitura

  • R.U – Hidrodrini

Rrjeti furnizues që i kryen shërbimet përfshinë 5 njësi: Pejë, Deçan, Istog, Kline dhe Junik, ku janë të bashkangjitura edhe Tarifat e shërbimeve

  • R.U Gjakova

KRU Gjakova, furnizon me ujë të pijes për Regjionin e Gjakovës, Rahovecit dhe fshatrave të komunës së Prizrenit

Tarifat e shërbimeve si dhe zgjidhja e ankesave të konsumatorit janë në internet

 

  • R.U Bifurkacioni, ShA,

BifurkacioniShA,  si ndërmarrje publike furnizon me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza për komunat e Ferizajt, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Konsumatorët e K.R.U Bifurkacioni ShA, pagesat e faturave të ujit të shpenzuar mund t’i bëjnë në këto lokacione:

  1. Në arkën kryesore në selinë e KRU Bifurkacioni ShA;
    2. Në arkën pranë selisë qendrore të KEDS/KESCO;
    3. Në arkën përballë Mentori Center;
    4. Në arën në Rr. Ilaz Isufi (Restaurant Romantica);
    5. Në të gjitha pikat e Postës së Kosovës;
    6. Në të gjitha filialet e bankave vendore të cilat operojnë në Republikën e Kosovës;
    7. Direkt tek inkasantët e zonës përkatëse.

Tarifat e pagesës

Ankesa dhe formularët

  • R.U Hidromorava Gjilan

K.R.U Hidromorava Gjilan është ndërmarrje publike që furnizon me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza për komunat e Kamenicë dhe Viti.

Mënyrat e pagesës

  • Ujësjellësi Mitrovica

Ujësjellësi Mitrovica si ndërmarrje publike ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza për komunat Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Pagesat e ujit bëhen çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa të shtunën nga ora 09:00 deri në ora 14:00 në të gjitha pikat e arkëtimit në tri komunat (Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj), si dhe pagesat përmes Bankës. Kontakti: Tel.: 028 520 304

Ankesa ndaj shërbimeve të ujësjellësve

Parashtrimi i kërkesave dhe ankesave mund të bëhet përmes telefonit gjatë shtatë (7) ditëve të javës, apo përmes formularëve të gatshëm në secilën Kompani furnizuese. Në rastet kur problemi i paraqitur është zgjidhur brenda dymbëdhjetë (12) orëve apo edhe në një afat më të shkurt prej momentit të pranimit te njoftimit, zyrtari për ankesa e njofton konsumatorin dhe konfirmon zgjidhjen e ankesës/problemit.

Në rast të ankesave me shkrim konsumatori do të njoftohet me shkrim e cila i dërgohet konsumatorit, përmes postierit të kompanisë ose lexuesit te ujëmatësit; me poste (rekomande).

E drejta për ankesë ndaj vendimeve, veprimeve apo mosveprimeve të Kompanive Furnizuese Rajonale

Procedura e ankesës është e rregulluar me Rregulloren Nr.09/2019 Për Zgjidhjen e Ankesave të Konsumatorëve, drejtuar shkallës së dytë ndaj pakënaqësive në vendimet e ujësjellësve rajonal.

Ju keni të drejtën ankese tek Komisioni i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, nëse mendoni se të drejtat tuaja janë shkelur nga ofruesi i shërbimeve. Ju mund të ankoheni brenda tridhjetë (30) ditëve, nga dita kur jeni njohur me vendimin e kompanisë rajonale.

Ankesën mund ta plotësoni në formularin e ankesës i cili gjendet edhe në ueb faqe të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas tij. Ankuesi mund të dorëzojë ankesën tek Komisioni i Autoritetit si në vijim: Në mënyrë fizike, personalisht ose nga i autorizuari i tij; Përmes postës së zakonshme apo të certifikuar.

Nëse edhe me vendimin e Komisionit të Autoritetit jeni të pakënaqur ju mund parashtroni padi brenda 30 ditëve në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga data e pranimit të vendimit.