Si qytetar të Republikës së Kosovës keni të drejtën për furnizim të sigurt, të rregullt, të besueshëm, me çmime reale dhe cilësor me energji elektrike, në përputhje me Ligjin për energjinë elektrike. KESCO – Kompania Kosovare për Furnizim me Energji është kompani furnizuese e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. Energjinë e shfrytëzuar mund ta paguani drejtpërdrejtë në pikat e KESCO, bankave, pikave në Institucionet Financiare Jo-Bankare si dhe agjencitë për transferim parash. Për të evituar pritjet dhe humbjen e kohës, ju mund të paguani energjinë elektrike edhe përmes shërbimeve online, po ashtu ju mund t’i shihni të gjitha transaksionet e bëra, faturat e pranuara, bilancin tuaj aktual, kalkulatorin e energjisë elektrike dhe të merrni shumë shërbime tjera të rëndësishme për ju duke shkarkuar aplikacionin në telefonin tuaj.

Tarifat e energjisë elektrike përcaktohen me vendim të Zyrës së Rregullatorit Energji çdo vit, duke u bazuar në Ligj

Ankesa:

Sipas Rregullores 04/2017 për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve në sektorin e energjisë, në rast të pakënaqësive ju keni të drejtën e ankesës drejtuar furnizuesit të energjisë elektrike përmes telefonit, online ose drejtpërdrejt në zyrat e tyre. Afati për shqyrtimin e ankesës është 30 ditë dhe maksimumi 3 muaj për raste të ndërlikuara. Ju do të njoftoheni me vendim me shkrim, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me sqarime apo informim të cilat bëhen në mënyrë verbale.

Në rast pakënaqësie ndaj vendimeve të furnizuesve të energjisë, ju keni të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve (DMK) të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), si rregullator i energjisë në Kosovë. Në afat prej 60 ditësh, DMK është i obliguar të lëshoj vendim ndaj të cili mund të ankoheni brenda 15 ditësh në bordin e ZRRE për shqyrtim në afat prej 60 ditësh. Në rast pakënaqësie mund të ngitni konflikt administrativ pranë Departamentit Administrativ Gjykata Themelore në Prishtine në afat prej 30 ditësh.

Për zgjidhjen e kontesteve ju mund të përdorni edhe ndërmjetësimin apo arbitrazhin.